Lirohet me kusht Ramush Haradinaj (Video/foto)

Është liruar nga ndalimi policor, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Fotoreporteri i Indeksonline Blerim Uka raporton nga seanca se Gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.

Gjykata ia ka konfiskuar Haradinajt edhe pasaportën deri në një vendim tjetër.

Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.

Haradinaj është ndaluar në Basel me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë