Edhe kjo i bëri vaki sot Ramiz Lladrovcit (Foto)

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci duket se ka njohuri në rregullimin e makinave.
Ai sot është kapur nga lexuesit e Indeksonline duke e rregulluar makinën e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko, të cilin e kishte mysafir në vendin e tij të punës.
Derisa Lladrovci mërdhinte jashtë duke e rregulluar makinën, Majko qëndronte në telefon brenda në makinë.
“Forca bën fuqinë” ishte thënia e Lladrovcit e cila u përhap gjithandej vendit, por nuk dihet nëse pas këtij rregullimi të makinës nga Lladrovci ajo ka pasur fuqi për të shkuar në destinacionin e nisur.