Nesër protestë gjithëpopullore për Haradinajn

Gjatë ditës së djeshme Indeksonline ka raportuar për mbajtjen e protestave në shtatë regjione të Kosovës përgjatë kësaj jave për lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinajt.

Ndërsa Këshilli Organizativ ka bërë ftesë publike për të gjithë qytetarët e Gjilanit që të mërkurën duke filluar nga ora 11:55 të marrin pjesë në protestën e organizuar në mbrojtje dhe në përkrahje të Ramush Haradinajt. Protesta mbahet para teatrit të qytetit.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, ftoheni të merrni pjesë në protestën gjithëpopullore me datë 11. 01.2017 duke filluar nga ora 11:55h, në sheshin “Agim Ramadani”, para Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Kurse kryetari i AAK-së në Gjilan, Rexhep  Kadriu ka shkruar ndër të tjerash: “O sot o kurrë të mbrojmë vlerat tona Kombëtare”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë