Sulmohet zyra degës së AKR-së në Drenas (Foto)

Zyra e degës e AKR-së në Drenas sonte është thyer ku janë marr të gjitha pajisjet dhe dokumentacioni, nga persona ende të pa njohur.

Elmi Thaçi, kryetar i kësaj dege ka thënë për indeksonline, se sulmi ka ndodhur në kohën e mbrëmjes, ku është marrë i gjithë dokumentacioni dhe pajisjet që ishin në të.

“Unë si kryetar i Degës së AKR-së, në Drenas, dënoj këtë akt qyqar ndaj zyrës së ARK-së.

Sot në Drenas u sulmua demokracia, e drejta e lirisë se fjalës dhe kushtetuta e Republikës së Kosovës, ku na garanton të gjitha të drejtat e shprehjes dhe lirisë si parti politike.

Janë marrë një kompjuter më të gjitha pajisjet, dy nxemse, një aparat i kafes, libri i anëtarësisë së partisë dhe i gjithë dokumentacioni i partisë sonë”, ka thënë Thaçi. /Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë