Emergjencat Civile: Kjo është situata në veri të Shqipërisë

Emergjencat Civile bëjnë me dije për situatën e krijuar për shkak të reshjeve të dëborës në veri të vendit dhe masat e marra.

Si shkak i reshjeve te dëborës në Qarkun Kukes dhe Shkoder qe nisen mbremjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes se ndjeshme te temperaturave, çka ka sjelle edhe ngrica ne rruge, drejtuesit e mjeteve udhezohen te përdorin zinxhirët ne keto akse rrugore:

Fushe Arrez – Iballe

Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak

Qafe Mali – Fierze.

Bajram Curri – Valbone

Kukes – Qafe Shllak

Tunel i Kalimashit – Morine.

Aktualisht jane veshtiresisht te kalueshme keto segmente rrugore (vetem me zinxhire) nga debora dhe po punohet per hapjen e tyre:

Qafe Mali – Dardhe, në zonen e Pukës

Qafe Thore – Theth, në zonën e Malesise se Madhe

Tamare – Vermosh

Bushtrice, Kukës – Kala e Dodes, Diber.

Trashesia e dëbores ne to shkon nga 20 cm deri në 50 cm.

Prezence dëbore ka edhe në ‘Rrugën e Kombit’ ku punojnë borepastrueset qe prej mbremjes se kaluar.

Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse ne terren

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë