Vehbi Berisha e parashikoi balotazhin në Drenas, qysh në fillim
Ish-Kandidati për Kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia FJALA Vehbi Berisha, ishte nder të paret i cili në emisionin Kontakt të Tribuna Channel pati deklaruar se Drenasi kësaj radhe do të shkoj në balotazh, ku duke komentuar thyerjet e mëdha në Partinë Demokratike të Kosovës nga ku dolën 4 kandidatë për Kryetar të Drenasit e pastaj dy prej tyre u tërhoqën nga gara, ai nder tjerash pati thënë: ““Ky balotazh në një masë apo tjetër krijon paqartësi dhe krijon kushte për befasi të udhëheqjes apo qeverisjes lokale në Drenas. Shpresoj që këto zgjedhje do të jenë të befasishme dhe qytetarët të zgjedhin më të mirin”, ka thënë Berisha në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, raporton DrenicaOnline.
Në raundin e parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetarë të Komunës së Drenasit të cilat u mbajtën me 4 dhjetor u konfirmua balotazhi në mes të PDK-së me kandidatin Ramiz Lladrovci i cili fitoi 45.34 % të votave dhe kandidatit Isa Xhemajlaj nga NISMA për Kosovën i cili pat fituar 26.19% të votave. Ndërsa kandidati i pavarur Xhavit Drenori doli bindshëm i treti me 12.62 %, AKR me Elmi Thaqin fitoi 7.62 %, ndërsa LDK me Bedri Niken fitoi 5.34 % dhe FJALA me Vehbi Berishen fitoi 2.72 % të votave. Ndera pas analizimit të rezultateve ata që rriten numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e kaluara dolën të jenë: Kandidati i pavarur Xhavit Drenori i cili pati rritje astronomike të votave, AKR me Elmi Thaqin si dhe Vehbi Berisha nga FJALA./DrenicaOnline/

