Lladrovci: Do i bëj qytetarët e Drenasit me ngrohtore të qytetit
Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore për balotazhin që do mbahet me 18 dhjetor.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ftojë gjithë qytetarët e kësaj komune të dalin në votime dhe ta votojnë atë, pasi ai do bëjë ndryshimet e duhura, transmeton Indeksonline.
Ai premtoj se do investojë 70 milionë euro investime kapitale
“Drenasi nuk do të jetë më i izoluar. Do bëjmë 70 milion euro investime kapitale. Gjithashtu do ju siguroj edhe ngrohje qendrore që do lidhen direkt nga feronikeli”, ka thënë ai./Indeksonline.
…………….
Në këto momente po hapet fushata elektorale e kandidatit për kryetar të Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, për raundin e dytë të votimeve.
Hapja po bëhet në sallën e Kulturës në Drenas.


