Veseli: Kosova ndodhet përkrah Turqisë në këto momente të vështira
I pari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se Kosova përkrahë Turqinë në këto momente të vështira.
Veseli, me anë të një statusi ka folur për sulmin e mbrëmshëm në Stamboll.
Deklarata e plotë e tij:
Sulmi mizor në Stamboll dëshmoi edhe një herë se terrorizmi është një e keqe që kërcënon mbarë njerëzimin dhe kërkon angazhimin e të gjithëve për ta luftuar. Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova ndodhet përkrah Turqisë në këto momente të vështira dhe do vazhdojë ta japë maksimumin e kontributit në kuadër të frontit kundër terrorizmit.

