Sonte transmetohet dokumentari “Beteja e Drenicës”
Sonte në ora 21:45 në RTV Dukagjini do të transmetohet emisioni Zona Express, ku do të shfaqet dokumentari “Beteja e Drenicës”.
Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, llogaritet të jetë emisioni më i shikuar shqiptar i këtij zhanri; si në matjet televizive ashtu edhe në rrjetet sociale.
Emisioni i sontëm ka ndryshuar termin kohor për shkak të zgjedhjeve në Maqedoni, andaj kërkojmë edhe mirëkuptim nga ju.
Dokumentari që shfaqet sonte analizon rezultatin e keq që kori Partia Demokratike e Kosovës në Drenas dhe mundësinë që kjo parti ta humb primatin në skenën politike të Kosovës.
A humbi PDK për shkak të keqqeverisjes disa-vjeçare? Apo, në Drenas u sabotua Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli? A do të kishte humbur PDK sikur të kandidonte me dikë tjetër, e jo me Ramiz Lladrovcin? Cka do të ndodh me këtë parti nëse e humb Drenicën? Kush thotë se PDK do ta humb edhe Skenderajn?
Në këtë dokumentar flasin ekskluzivisht për Zona Express Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Milaim Zeka, Ramush Tahiri, Xhavit Drenori dhe Ismet Kryeziu.