Jakup Krasniqi kërkon të ndalet dialogu me Serbinë
Kyetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar për dialogun Prishtinë-Beograd.
Ai konsideron se personat që udhëhoqën dialogun nuk e mbrojtën Kosovën por vetëvetën, prandaj sipas tij ndërprerja e bisedimeve është hap i domosdoshëm.
“Muri ndarës, është alarmi i fundit, kambanë e fundit se Kosova po shkon drejtë ndarjes”, ka thënë Krasniqi
Ish Kreu i Kuvendit në një shkrim të gjatë drejtuar mediave ka thënë se perosnat që udhëheqin dialogun në Bruksel mbrojnë vetëvetën, prandaj ata duhet t’i dorëzojnë te bashkëpartiakët e tyre pozitat shtetërore që mbajnë, pasi ata janë të shantazhuar nga drejtësia vendore e ndërkombëtare! Druaj se mbase janë të shantazhuar edhe nga Beogradi!
“Këta “përfaqësues” të padenjë duhet ta dinë, ta kuptojnë dhe të reflektojnë esëll se dorëheqja e tyre është shpëtimi i Republikës nga degradimet e mëtejme të politikës sonë në raport me BE-në, veçanërisht por edhe me Perëndimin përgjithësisht. Sepse, mbi të gjitha, do të shpëtojë shteti ynë dhe proceset politike që po zhvillohen në Kosovë dhe për Kosovën, ka shkruar Krasniqi.