Hasani thotë se Kryeministri s’bën të flasë tinëz me malazezët për çështje të rëndësishme

 

Anëtari i Kryesisë së Nisma’s për Kosovën, Bajram Hasani, ka reaguar ndaj takimit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa me homologun e tij nga Mali i Zi, Dushko Markoviq. Hasani ka thënë se Mustafa nuk duhet assesi që çështjet e Kosovës t’i diskutojë me homologun e tij malazez.

Sipas tij për çështjet e rëndësishme të vendit nuk flitet tinëz

“Sot nga mediat mësuam për një takim të kryeministrit Isa Mustafa me homologun e tij malazez Dushko Markoviq që siç duket ka të bëjë me demarkacionin. A e di Isa Mustafa, se për çështjet e Kosovës duhet të bisedosh në zyrat e qeverisë dhe jo jashtë vendit dhe në mënyrë tinëzare”, ka shkruar Hasani në rrjetin social Facebook.

Sipas tij është e pafalshme që takime të tilla nga ana e kryeministrit të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës.

Postimi i plotë i Hasanit në Facebook:

Për çështjet e rëndësishme të vendit nuk flitet tinëz

Sot nga mediet mësuam për një takim të kryeministrit Isa Mustafa me homologun e tij malazez Dushko Markoviq që siç duket ka të bëjë me demarkacioninin. A e di Isa Mustafa, se për çështjet e Kosovës duhet të bisedosh në zyrat e qeverisë dhe jo jashtë vendit dhe në mënyrë tinëzare.

Pavarësisht se takimin me kryeministrin malazez e zhvillove në Shqipëri, kjo është e pafalshme.

Çfarë po të ngutet kaq shumë që çështjen e demarkimit të kufirit që është kaq e ndjeshme ta bësh në mënyrë kaq tinëzare. Çfarë marrëveshje të reja të dëmshme po bën me Malin e Zi? A nuk do të duhej së pari të merreshe vesh me popullin e Kosovës? Por ti e di fare mirë se qytetari i Kosovës nuk të ka përkrahur që nga fillimi i këtij procesi dhe nuk të përkrahë as sot këtë marrëveshje që i merr aq shumë territor vendit.

Bile –bile, po të mos ishin mediet që e zbuluan takimin tënd të sotëm tinëzar, ti mbase as nuk do të na tregoje që e ke takuar kryeministrin e Malit të Zi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë