Dy zyrtarë të lartë të LDK’së dhe një e PDK’së së shpejti mund të bëhen Amkademikë

Kujtim Shala ka kaluar seksionin e Letërsisë në Akademinë e Shkencave të Kosovës për t’u bërë anëtar i saj. Pos tij, ka kaluar edhe kryetarja e Forumit të Gruas së PDK-së, Justina Pula – Shiroka, Frashës Demaj, Gjylieta Mushkolaj, Shukri Fetahu e Bardh Rugova

Amkademikët e Kosovës marrin paga prej më shumë se 1 mijë euro në muaj, ndërsa kontributi i tyre shkencor është pothuajse i papërfillshëm. Madje, një pjesë e tyre, janë në Akademi pa pasur fare libra të botuar apo ndonjë punim të hairit shkencor, apo ndonjë kontribut të veçantë në fushat për të cilat kanë marrë titullin më të lartë në shkencë.

Megjithëkëtë, gara për t’u bërë akademik për sivjet po shkon drejt fundit.  Për votim në Kuvendin e Akademisë janë edhe disa që publikisht janë denoncuar si plagjiatorë ose që kanë lidhje me punime të vjedhura.

Zyrtarë të Akademisë kanë treguar për Gazetën Express se në mesin e atyre që kanë kaluar seksionet janë: Kujtim Shala në Letërsi; Bardh Rugova në Gjuhësi; Justina Pula në Ekonomi; Gjylieta Mushkolaj në Juridik; Frashër Demaj në Histori; Shukri Fetahu në Bujqësi etj.

Pas këtij hapi,  pritet të mbahet Kuvendi i Akademisë për t’u votuar kandidatët e propozuar.

Ky proces deri më tash ka qenë pothuajse i mbyllur për publikun. Asnjë recension s’është publikuar në uebfaqen e ASHAK-ut dhe as nuk i kanë publikuar emrat e propozuar për akademikë.

Shumëkush, ASHAK-n e cilëson si vend ku akademikët marrin mëditje dhe nuk bëjnë ndonjë hulumtim shkencor që do t’u hynte në punë institucioneve shtetërore e private.

Deri më tash, në ASHAK ka pasur njerëz që nuk kanë bërë asnjë hap në shkencë, që janë fshehur pas nivelit mediokër të romaneve të tyre të palexuara e pa ndikim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë