Sulmohet faqja e Ramiz Lladrovcit, në prag të balotazhit

Faqja e kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në rrjetin social Facebook, dje dhe sot ka pësuar sulme të njëpasnjëshme.

Dhjetë ditë na ndajnë prej balotazhit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Drenasit dhe këto sulme vetëm sa kanë ardhur duke u shtuar.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zyra për Komunikim me Publikun e PDK-së.

“Po, ka pasur vazhdimisht sulme, por këto ditë ato janë bërë shumë të shpeshta”, thuhet në përgjigjen e tyre për Indeksonline.

Pjesëtarë të ekipit të Lladrovcit bënë të ditur se këto sulme janë tejkaluar me sukses.

Sipas tyre, këto sulme nuk kanë ndodhur asnjëherë me parë, por vetëm prej kur Lladrovci ka shpallur kandidaturën për të parin e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë