Kështu do të duket Fletëvotimi për balotazhin në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e Fletëvotimit për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas, i cili do të mbahet më 18 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se në këtë Fletëvotim janë vetëm dy emrat e kandidatëve që kanë marrë më së shumti vota në raundin e parë, më 4 dhjetor.

Fletëvotimi, ndër tjerash, përmban: logon e KQZ-së; emrat e subjektit politik përkatësisht kandidatëve siç janë paraqitur në aplikimin për certifikim së bashku me numrin rendor; dhe tekstin udhëzues “shënjoni vetëm një kandidat”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Drenas do të mbahet më 18 dhjetor dhe përballen Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë