‘Burg’ para qeverisë për të korruptuarit (Foto)
Pjesë nga shoqëria civile kanë protestuar simbolikisht në javën për luftën ndaj Korrupsionit duke vendosur një qeli të improvizuar para objekti të Qeverisë, dhe pankarta me përmbajtje të deklaratave të krerëve shtatorë dhe zyrtarëve të partive në pushtet.
Sipas përfaqësuesit të YIHR (Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut) kjo lloj proteste është bërë për të treguar nevojën për burgje dhe për gjykim të aferave korruptive në vend.
“Në njërën anë Kosova është vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon dhe në Evropë, ndërsa në anën tjetër ne kemi një sistem gjyqësor që është i ngathët, joefikas dhe pavullnet për të kryer detyrat e tyre në hetimin dhe gjykimin e personave, zyrtarëve dhe grupeve të krimit të organizuar të cilët janë të dyshuar për afera korruptive”, citohet të ketë thënë Albert Selimi nga kjo organizatë.