“Aksion” kundër ndërtimit të murit në Veri

Organizata joqeveritare sot do të zhvillojnë një përformancë në Mitrovicë në shenjë mospajtimi pikërisht te vendi ku po ndërtohet muri ilegal dhe i cili është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit

Rrjeti i organizatave “Avonet”, “Etika”, “Demokracia”, “VLD”, “EACE”, “KDN”, “Elita-H” dhe “PRSH”, do të shkojnë në vendin ku po ndërtohet muri në veri të Mitrovicës, kështu për të kundërshtuar ndërtimin e tij ilegal.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga qeveritarët për ndërtimin e këtij muri. Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka thënë se ndërtimi i tij është ilegal dhe nuk përputhet me marrëveshjen e Brukselit.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa është zotuar se nuk do t’i vërë në funksion muskujt për ta rrëzuar murin e ndërtuar nga serbët e Mitrovicës Veriore. Ka thënë se ligjit do t’ia lënë këtë punë. Por nuk ka thënë nëse do të rrënohet muri i vendosur në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjen e dakorduar në Bruksel.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë