Limaj befason me deklaratat e tij për Nexhat Demakun

nexhat

I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë nuk është në rregull që PDK të premtonte në Drenas, derisa në pushtet ishte atje tash 16 vjet.

Sipas Limajt, nuk ka qenë në rregull që PDK ta kritikoj Demakun kinse nuk ka bërë asgjë.

“Pse nuk e keni mbështetur si parti në qeverinë qendrore”, tha Limaj.
Sipas Limajt, Nexhat Demaku është dashur që të mbështetet nga Qeveria e Kosovës, të cilën sipas tij e ka udhëhequr PDK-ja.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet në Drenas kanë qenë ndër më të mirat, që nga paslufta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë