Ja kush janë kosovarët e arrestuar në Belgjikë (Foto)
Kastriot Matoshi dhe gruaja e tij, janë dy prej tre kosovarëve të arrestuar dje nga autoritetet e Belgjikës, nën dyshimin se kanë qenë pjesë aktive të një grupi terrorist që rekrutonte dhe financonte xhihadist për të luftuar për grupimin terrorist ISIS.
Deri sa mediet belge kanë raportuar se në aksionin e djeshëm janë arrestuar tetë kosovarë, burime të “IndeksOnline” bëjnë të ditur se deri tani autoritetet kosovare janë në njohuri se vetëm tre prej të arrestuarve janë kosovarë.
“IndeksOnline” mëson se Kastriot Matoshi, nga fshatin Velekincë të Gjilanit, i cili dje ra në prangat e autoriteteve belge, është vëllai i Patriot Patoshit, i vrarë në gusht të vitit 2014 përkrahë grupit terrorist ISIS.
Patriot Matoshi ishte njeri më i afërt i liderit të dikurshëm të luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak, Lavdrim Muhaxherit.
Përvec këtij të fundit, Matoshi kishte lidhjet më ish-imamin e xhamisë El-Kuddus në Gjilan, Zekirja Qazimi, të cilit Gjykata e Apelit para dy javësh ia ka vërtetuar dënimin prej 10 vjet burgim për rekrutim në terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes.
Patriot Matoshi ishte vetëm 19 vjeça,r kur u qëllua nga një snajper pasi kishte muaj të tër që ishte pjesë e grupit terrorist ISIS. / IndeksOnline/
Patriot Matoshi