Disa të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë (Foto)
(I plotësuar) – Në një aksident trafiku në ku janë përfshirë tri vetura, kanë mbetur të lënduar tre persona.
Komandanti i policisë për rajonin e Podujevës, Bekim Bislimi ka thënë për “Indeksonline” se të lënduarit janë përcjellur për në QKUK, në Prishtinë.
“Në ora 07:12 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik është një aksident. Të involvuara janë tri vetura. Deri më tani janë raportuar tre persona të lënduar. Shërbimi mjekësor nga Podujeva i ka dërguar të lënduarit për në Prishtinë”, është shprehur ai.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës./Indeksonline/
…………………………………………………………………
Një aksident i rënde trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralen Prishtinë- Podujevë përkatësisht në fshatin Gllamnik. Në këtë aksident janë të përfshira tri vetura, shkruan ‘Indeksonline’.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por në foto shihet një nga automjetet qe është rrotulluar.
Ende nuk dihet se a ka të lenduar nga ky aksident, por ‘Indeksonline’, do të ju mbajë të informuar për këtë aksident