Tërsteniku i Drenasit ia sheh hairin zgjedhjeve (FOTO)
Komuna e Drenasit nuk e kishte shtuar rrugën e fshatit Tërstenik as me zhavorr.
Mirëpo, dikush është përkujdesur që këtë punë ta kryejë edhe në ditën e zgjedhjeve. Kështu, banorët e këtij fshati për një kohë të shkurtër do të lëvizin nëpër rrugën e tyre pa shkelur nëpër gropa.
Lajmi.net ka siguruar foto, ku shihet duke u kryer punimet dhe mund të vërehet se zhavorri është i freskët.