KQZ: Nëse s’ka fitues në raundin e parë, balotazhi në Drenas mbahet më këtë datë (VIDEO)

zgjedhjet-ne-kosove-2-1-e1454683748495Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Sekretariati i saj, kanë kryer të gjitha obligimet për përgatitjen e një procesi zgjedhor në Drenas.

“Tash jemi në fundin e këtyre përgatitjeve dhe gjithçka ka shkuar sipas planeve tona operacionale dhe nuk ka diçka për të mos u theksuar në kuptimin e mos realizimit”, ka thënë Enis Halimi, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së në emisionin “KONTAKT” në Tribuna Channel.

Sipas tij, materiali tani gjendet në depot e KQZ-së përfshirë edhe fletëvotimet.

“Lista zgjedhore është tema bosht e një procesi zgjedhor. I kemi disa probleme në kuptimin e cilësisë së listës, por ne kemi bërë gjithçka për ta pasur një listë cilësore, një listë të pastruar”, ka deklaruar Halimi.

Sa i përket akreditimit të vëzhguesve ai ka thënë se nuk ka numër të saktë të tyre sepse afati për akreditim është ende i hapur.

Ligji parasheh që balotazhi të mbahet katër javë pas ditës së votimit në raundin e parë dhe nëse do të këtë balotazh atëherë del se data 1 janar do të jetë dita kur qytetarët e Drenasit, ndonëse festë, do t’i drejtohen edhe njëherë kutive të votimit.

“Ne jemi të përgatitur për çdo proces. Por tani jemi fokusuar vetëm në ruanin e parë”, ka deklaruar Halimi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë