Demokracia në Veprim: Në Drenas u përdorën fëmija dhe veturat zyrtare për fushatë

demokracia-ne-veprimKoalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur sot raportin e me të gjeturat nga monitorimi i fushatës për zgjedhjet në Drenas.

Në raportin e DnV-së, thuhet se fushata në Drenas ka filluar para kohës së caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Kandidatët kishin filluar të bëjnë fushatë shumë më herët dhe kjo për shkak që korniza ligjore nuk përcakton sanksione. Rrjedhimisht rregullimi i sanksioneve duhet medoemos të adresohet në reformën zgjedhore”.

Sipas DnV-së, fushata ka qenë e qetë, por ka pasur disa parregullsi si përdorimi i fëmijëve në fushatë dhe shfrytëzimi i veturave zyrtare por edhe prani të shërbyesve civilë në tubime.

”Vendosjen e materialeve propaganduese të kandidatëve në shenja të komunikacionit, shtylla elektrike, hapësira publike të cilat nuk janë të destinuara për këtë qëllim. Në raste të caktuara edhe gjuha e përdorur ka qenë ofenduese për kundër kandidatët”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë