Kërkohet prania e ndërkombëtarëve për zgjedhjet në Drenas
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connelli, e ka arsyetuar letrën e tij dërguar KQZ-së, që OSBE-ja të jetë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve në komunën e Drenasit.
“Motivimi ynë ishte se, në një periudhë me tensione të larta politike, është e rëndësishme për Kosovën dhe për rajonin , që zgjedhjet të pranohen nga të gjithë si të lira dhe të drejta , dhe se monitorimi i OSBE-së do të ndihmojë për të siguruar këtë”, ka thënë ambasadori O’Connelli, shkruan “Epoka e re”.
Ndërkaq presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka vlerësuar O’Connellin për këtë veprim. Pacolli ka ftuar aleatët tanë perëndimorë të jenë të pranishëm me vëzhguesit e tyre në ditën e zgjedhjeve në Drenas.