853 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

Përmes komunikatës për media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se i kanë akredituar gjithsej 853 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja akreditoi grupin e radhës për vëzhgimin e zgjedhjeve. Drejtoresha e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Miradije Mavriqi njoftoi KQZ-në se në këtë grup përfshihen 76 vëzhgues dhe se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për akreditimin e tyre.

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: Ambasadë (1); Organizata Ndërkombëtare (3), Organizata Jo-Qeveritare (4); Subjekte Politike (5) dhe Media (14).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë