Aktakuzë ndaj 21 personave për krim të organizuar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 21 personave.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se 21 të akuzuarit kanë kryer disa vepra penale, përfshirë edhe shmangien nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.
“Sipas aktakuzës 21 të pandehurit akuzohen për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 2 dhe paragrafin 1, lidhur me veprat penale kontrabandimi i mallrave nga neni 317 paragrafi 2, tregtia e ndaluar nga neni 305 paragrafi 2 dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 paragrafi 3”, bën të ditur prokuroria.
Sipas njoftimit të prokurorisë, të gjitha veprat penale lidhen me nenin 31, si dhe për armë mbajtje nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.
Rasti në fjalë është nga lëndët e shenjëstruara, ndërsa, aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës./Indeksonline/.