Hoxhaj: Daçiqit ia tregova ku e ka vendin, më pas e lëshoi ai sallën

118363-hi5j8iantsMinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë në emisionin `Monitor` të RTK-së, sqaroi `fërkimet`, që kishte me ministrin e Jashtëm Serb Ivica Daçiq, ku tha se ai e përmendëte Kosovën si pjesë e Serbisë

I tërë ky qëndrim më shtyri t’ia tregoj vendin ku e ka, ku më pas e lëshoi ai sallën.

Ai tha se ishte shumë parimprë në argumentimin e tij rreth Kosovës, një situatë të tillë ai tha se e kishte edhe në vitin 2014 ku ai fliste si të ishte koha e viteve të 90-ta, gjë që kam reaguar, duke i treguar se ka kush flet tash për Kosovën.

Ndryshe ditë më parë ministrat e Jashtëm nga Europa Qendore dhe Juglindore ishin mbledhur në Varshavë ku diskutoheshin sfidat e sigurisë së rajonit dhe nevoja e bashkëpunimit me BE-në me qëllim të parandalimit të kërcënimeve të shumta.

Kjo ishte deklarata e Hoxhajt për Daçiqin:

“Unë fola për rikthimin e historisë. Por nuk e imagjionva ta shoh Daçiqin e rikthyer. E mbaj mend atë në vitet 90-ta kur ishte zëdhënës i Millosheviqit, i një regjimi që i ka bërë aq dëme Ballkanit dhe Kosovës. Është për keqardhje kur e shoh Ivica Daçiq si flet dhe sillet. Deshti apo jo, Kosova është e pavarur dhe do të jetē çdo herë e tillë”.

Sa i përket marrëveshjeve me Serbinë, Hoxhaj tha se çëshja e energjetikës dhe kodit telefonik ende nuk janë duke u zbatuar, por shpresojnë që një gjë e tillë do të jetësohet.

Për Liberalizimin e Vizave, sipas Hoxhajt Kosova i ka përmbushur shumicën e obligimeve që i janë dhënë Kosovës nga BE-ja, por që duhet edhe demarkacioni është pjesë e realizimit të kësaj pjese. “Mendimi im është që një situatë e krijuar në Kosovë të pengohet liberalizimi i vizave”, tha ai, duke shpresuar që kryeministri, Isa Mustafa me iniciativën që ka marrë të ketë rezultate të mira.

Hoxhaj ka folur edhe për njohjet e reja për Kosovën, duke premtuar se dy njohje të reja shtetit tonë do t’i vijnë brenda dhjetorit.

“Kosova do të ketë njohje të reja, të cilat do të jenë lajme të fuqishme dhe pozitive”, ka deklaruar Hoxhaj.

“Kam paralajmëruar që do të vijnë tri njohje. Një ka ardhur. Deri në fund të dhjetorit do të ketë njohje të reja”, ka thënë Hoxhaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë