Nuk do ta besoni se sa aksidente u shënuan në Prishtinë për më pak se pesë orë, ky është apeli i policisë për ngasësit e veturave

Mbi 40 aksidente janë shënuar që nga orët e hershme të mëngjesit nëpër rrugët e Prishtinës
Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, që nga mëngjesi numri i aksidenteve si pasojë e borës ka shkuar në 40.
“Lusim qytetarët që të jenë më të kujdesshëm gjatë kësaj kohe. Secili e di se cilat pajisje duhet t’i kenë me vete”, ka thënë ajo.
Ahmeti thotë se policia do të jetë në gjendje gatishmërie gjatë kohës sa ka të reshura.