Klina “dënon mos votuesit e PDK-së në Gjurgjevik të Madh” [video]

klina_brasschaatNdonëse shumica e rrugëve në fshatin Gjurgjevik të Madh në Klinë u asfaltuan këtë muaj, fatin e njëjtë nuk e patën edhe rrugët në lagjen Shala dhe katër lagje të tjera përreth, raporton KTV.

Banorët i ka indinjuar shumë ky fakt dhe akuzojnë Komunën që udhëhiqet nga PDK-ja, se i anashkaloi shkaku se nuk e votuan në zgjedhjet komunale të vitit 2013.

Thonë se përkrahin partitë tjera, Vetëvendosjen e LDK-në dhe se për këtë shkak, siç theksojnë ata, kanë mbetur të harruar nga qeverisja aktuale.

Ankohen se gjendja e rrugëve është e rëndë, gjë që po u shkakton vështirësi në qarkullim.

Më së keqi, banorët thonë se e kanë fëmijët, sidomos në stinën e dimrit kur rruga bëhet e pakalueshme. Mirëpo, zyrtarët komunalë në Klinë mohojnë pretendimet e banorëve. Gashi thotë se asfaltimi i këtyre rrugëve pritet të përfundojë vetëm në pranverën e vitit të ardhshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë