Elmi Thaçi premton punësim të 320 punëtorëve për 6 muaj (Foto)
Sipas kandidatit Elmi Thaçi për kryetar të Drenasit, AKR-ja do të jetë fitimtare e padiskutueshme në zgjedhje e 4 dhjetorit. Ai kështu ka deklaruar në njërën nga pjesëmarrjet në fushatën e tij.
Sipas Thaçit, AKR-ja nuk do ta vjedhë buzhetin por do të punojë që t`i realizojë të gjitha projektet dhe se do të jenë shërbëtor të qytetarëve dhe jo të pushtetit.
Thaçi u është drejtuar kundër kandidatëve të partive politike të tjera, se këtë garë e kanë të humbur, duke thënë se për gjashtë muaj, AKR-ja do të punësoje 320 punëtorë në fabrikat e Krajkovës.
“Bëhuni të fort se në këtë garë jeni të humbur, AKR-ja është fitimtare e pa diskutua, për këtë kam fjalen e dhënë nga tërë banorët e Drenasit dhe fshatrave të tij. Brenda 6 muajve këtu në zemër të Drenicës, AKR-ja dhe vizioni i saj ekonomik do të punësoj 320 punëtorë në fabrikat e Krajkovës , do të punojë për ju pa page, ndërsa që pagen e Kryetarit të Komunës do tiu dhurojë 10 studentëve që kanë kushtë të vështira ekonomike për të studiuar” ka pohuar Thaçi, përcjellë Indeksonline.
Ai ka kërkuar nga drenicakët që t`i ndihmojnë atij të fitojë në mënyrë që ai t`iu ndihmojë pastaj atyre.
Në anën tjetër, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke iu drejtuar të tubuarve ka theksuar se “ne jemi këtu për të punuar për ju qytetar të Drenasit dhe fshatrave përreth, e jo si ata të tjetrë që qytetarët punonin për ta”.
“Në të gjitha qeverisje Republikane dhe ato komunale nuk ka asnjë person i AKR-së që ka ndonjë afërë korruptive e kriminale, ne qeverisim me duar të pastrëta dhe kemi vizion që Drenasin ta bëjë qytet të zhvilluar ekonomikisht, por edhe një qytet model për tërë Kosovës” ka thënë Pacolli
“Drenasit i duhet Elmi Thaçi, një njëri i ndershëm, puntorë dhe shumë i vyer. Thaçi ka ditë që me punën e tij të krijoj një ekonomi të qëndrueshme për familjen e tij, por edhe për qytetar të Drenasit, Elmi THaçi dhe AKR-ja është personi i duhur që duhet të udhëheq me Drenasin për një të ardhme më të mirë të këtij vendi që dha shumë për Kosovën” ka thënë Pacolli.
Ndërsa Agim Bahtiri, Kryetar i Komunës së Mitrovcicës, ndër të tjera ka theksuar se “milionerët e PDK-së që udhëhoqën këtë vend për 17 vite, para lufte nuk kishin as opinga e tani nga u pasuruan kaq shumë”
“Ku e moren atë moral që të vjedhin e të varfërojnë kaq shumë zemrën e drenicës, që dha gjithë çka për Kosovës duke sakrifikuar edhe familje të tërë” ka thënë Bahtiri
Bahtiri është i bindur se me Drenasin do të qeverisë AKR-ja.
“Për 5 javë unë e kam marr MItrovicën, ndërsa që më Elmi THaqin për 5 ditë do ta marr Drenasin, të cilit do ti kthejmë krenarin dhe dinjitetin që e meritonë”.