Autobusi nga Kosova ndalohet në Hungari, udhëtaret po “ngrijnë” nga ftohti

maxresdefaultPër më shumë se tri ore Policia hungareze ka ndaluar tre shoferët e autobusit Mimoza 93 qe u nis mëngjesin e sotëm nga Gjilani për në Gjermani, transmeton Indeksonline.

Në Hungari ata janë ndaluar për arsye se kanë pasur udhëtar pa dokumente, dy nga udhëtarët i kanë ndaluar në Serbi ndërsa dy i kanë liruar ku me pas u ndaluan përsëri ne Hungari.

Udhëtaret e tjerë kane mbetur të mbyllur në autobus ku mban shume ftohtë dhe te cilët tashme janë duke u vonuar për të arritur me orar në punë.

Ka tri orë që shoferët janë marr nga policia teksa udhëtaret po “ngrijnë” nga ftohti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë