LIVE: NISMA bën hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Drenas
NISMA për Kosovën tani ka filluar edhe hapjen zyrtare të fushatës elektorale në komunën e Drenasit.
Në zgjedhjet e katër dhjetorit në Drenas, kandidat nga radhët e Nismës për Kosovën është Isa Xhemajlaj.
Ceremonia e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore po bëhet në një ambient hotelier në Drenas, teksa qytetarë të shumtë janë parë duke u mbledhur për të përkrahur në mënyrë të hapur kandidatin Xhemajlaj.
Duhet përkujtuar që në këtë hapje të fushatës pritet të marrë fjalën edhe lider i i Nismës, Fatmir Limaj.