Festa që u shndërrua në dhunë

k_1480317653-920788Një vit më parë tri partitë opozitare në Kosovë, “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma për Kosovën” patën zgjedhur 28 Nëntorin për t’u mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit, për të protestuar kundër marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.

Manifestimi pati përfunduar paqësisht, deri në momentin kur Policia e Kosovës rrethoi selinë e Lëvizjes “Vetëvendosje”, për të arrestuar ish-kryetarin e saj Albin Kurtin,  si dhe aktivistë të tjerë të kësaj Lëvizjeje.

Kurti, i cili ishte në arrest shtëpiak, doli para masës për të mbajtur fjalim, u arrestua nga Policia në zyrën qendrore të LVV-së.

Në anën tjetër dhjetëra aktivistë të LVV-së, ishin mbledhur te selia e tyre, ku kërkonin nga Policia që të mos arrestojnë Kurtin. Ata kishin përdorur gaz lotsjellës dhe sprej për të parandaluar arrestimin e Kurtit, me ç‘rast dy aktivistë dhe dy pjesëtarë të PK-së mbetën të lënduar.

87 persona të tjerë patën përfunduar në arrest.

Kjo ngjarje pati zgjuar reagime të shumta të qytetarëve dhe organizatave të ndryshme, përmes të cilave veprimet e PK-së në zyrën e LVV-së janë cilësuar të dhunshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë