Partitë sërish keqpërdorin fëmijët gjatë fushatës zgjedhore

femije-miting-partiak_1480262200-6673252Përfshirja e fëmijëve në fushatën parazgjedhore të partive politike është në kundërshtim me Konventën për të drejtat e fëmijëve, sipas së cilës fëmijët duhet të jenë të mbrojtur nga të gjitha manipulimet, përfshirë edhe politikën. Maqedonia nuk ka ligj të posaçëm i cili do të kishte mbrojtur fëmijët nga keqpërdorimi politik, e në mungesë të saj, nga ambasada e fëmijëve kërkojnë nga partitë zbatimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve, raporton Alsat.

“Megjashi pret nga të gjitha partitë politike të garantojnë zbatimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve. Në Maqedoni ende nuk ekziston një rregullativë ligjore e duhur e cila më seriozisht do t’i kishte mbrojtur fëmijët nga keqpërdorimet politike. Dispozitat e Konventës për të drejtat e fëmijëve nuk janë të mjaftueshme. Megjashi iu bën apel të gjitha partive politike në këtë proces parazgjedhor t’i mbrojnë fëmijët nga manipulimet dhe keqpërdorimet e mundshme të tyre”, deklaroi Angela Manevska “Megjashi”.

Nga zyra e Avokatit të Popullit thonë se deri më tani kanë hetuar vetëm një rast të tillë. Që atje informojnë partitë politike se rregullisht ndiqen gjatë kësaj periudhe, ndërsa thonë se për çdo rast do të ndërmerren masa.

“ Ju bëjmë thirrje gjithë faktorëve në zgjedhje të mos i përfshinë fëmijët në fushatën zgjedhore. Kërkojmë nga prindërit të mos lejojnë që fëmijët e tyre të bëhen objekt manipulimi për këtë fushatë zgjedhore. I informojmë partitë se gjatë kampanjës do t’i ndjekim, dhe do të reagojmë. Për momentin sapo e kemi përfunduar një hetim pasi në një portal shkruante se një forum i grave pranë një partie politike ka ndarë dhurata në një çerdhe fëmijësh, por rezultoi të mos jetë e vërtetë”, deklaroi Avokati i Popullit.

Nga ana tjetër, psikologët përfshirjen e të miturve nëpër aktivitete partiake e cilësojnë si kufizim të zhvillimit të tyre të mëtutjeshëm.

“Psikologët thonë, nëse dikën ende nuk e ke socializuar dhe nuk e ke mbjellë kulturën politike në një shoqëri dhe direkt e merr një fëmijë i cili botën ë sheh bardh e zi atëherë nuk ka princip relativiteti, por principi është se rregullat vijnë prej jashtë, vendosës i rregullave mund të jetë më i forti, më autoritari, ai që mban uniformë , apo emblemë të caktuar, dhe për fëmijën këto mbeten të pa ndryshuara. 4:25 Më thoni një fëmijë që mund ta kuptojë se çfarë është Qeveria?”, u shpreh psikologu Musa Musai.

Përfshirja e fëmijëve në fushatë parazgjedhore në kontinuitet kundërshtohet nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe Avokatit të Popullit, por reagimet e tyre hasin në vesh të shurdhër të subjekteve politike./Alsat/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë