Kryeqyteti pa status

p_1480231947-730710

Prishtina është e përkufizuar si kryeqytet i Kosovës, por mungesa e projektligjit për të e bën selinë e shtetit në shumë aspekte të njëjtë me komunat e tjera.

Për mungesë të këtij ligji, të cilin e parasheh Kushtetuta e vendit, kryeqyteti mbetet pa status të definuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Neni 13 i Kushtetutës së Kosovës, i cili flet për kryeqytetin, thotë se “kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina. Dhe statusi dhe organizimi i kryeqytetit rregullohen me ligj”.

Ndërmjet mungesës së statusit, ndërtimeve ilegale, mungesës së parkingjeve, kaosit në trafik, ndalimit të degradimit urban, Prishtina për 18 vjet ka ndërruar dy pushtete qeverisëse: për 14 vjet është qeverisur nga LDK-ja dhe për të tretin nga Vetëvendosje…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë