48 vjet nga demonstrata e përgjakshme në Kosovë

dhjetor-90-2-1024x694-905x395Sot bëhen 48 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, të cilës i paraprinin përvjetorë të rëndësishëm kombëtarë.

Demonstratat e vitit 1968 kishin rëndësi të madhe për popullin shqiptar, sepse ishin prioritare për ndërgjegjësimin e popullit shqiptarë që diplomacia evropiane e ndërkombëtare të kuptonte se populli shqiptar po shtypej nga Serbia. Demonstrata kishte pothuaj gjatë gjithë muajit nëntor nëpër komunat e Kosovë, megjithatë ne po sjellim detaje nga protesta e 27 nëntorit në Prishtinë.

Ndonëse masat e rinisë studentore dhe masat e gjera popullore ishin njoftuar për kohën dhe vendin e fillimit të demonstratave, që në orët e para të pasdites, përkundër forcave të mëdha policore të përqendruara nëpër udhëkryqet kryesore të Prishtinës, ato ishin tubuar nëpër fushat sportive të qytetit, nëpër konviktet e studentëve, nëpër shkolla fillore dhe të mesme, si dhe nëpër vende tjera publike, duke pritur çastin e fillimit të demonstratës.

Ashtu siç ishte përcaktuar, demonstrata nisi në orën 16 e 55 minuta, para Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Deri në orën 17 masa e demonstruesve u rrit në rreth 8 mijë  veta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë