Policia e Shtetit: Pas 7 orë ndjekje, kapet skafi me 1.5 ton drogë në Itali. Arrestohen 3 shqiptarë

a565c163-8f81-4543-8eed-cfc05eed9378_1480160298-7654054

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me drogën e kapur mëngjesin e ditës së sotme në Bari të Italisë.

Burime zyrtare të policisë së Shtetit bëjnë me dije se rreth orës 20.00 shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit zbuluan një mjet lundrues në zonën e Ishmit.

Policia Kufitare është vënë në ndjekje të gomones në zonën e Ishmit – Kepi i Rodonit dhe menjëherë ka  kërkuar ndihmën e GdF.

Policia Kufitare ka bashkëpunuar dhe koordinuar me Guardia di Finanza dhe si rezultat i këtij operacioni të përbashkët, në orën 03.00, pas 7 orë ndjekje, u bë e mundur kapja e gomones në Mola da Bari – Itali.

Në bordin e saj u gjendën 1550 kg lëndë narkotike e llojit Canabis sativa,  si dhe 1 armë zjarri Pistoletë.

Po ashtu, policia thotë se u arrestuan 3 shqiptarë të cilët drejtonin mjetin lundrues, konkretisht:

A.Gj, 34 vjeç

K.M, 26 vjeç

G.Xh, 42 vjeç.

Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motora x 350 kf.

Në lidhje me këtë rast Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit ka shkëmbyer në kohë reale informacion me autoritetet policore Italiane.

Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Fier po ndjekin hetimin me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë