Mbytet në lumë një 66 vjeçare

liqeni-shkoder3-c1200x600Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Laknas të Tiranës, ku një 66-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht nga ura në lumë. Ajo ka rënë në lumë krejt aksidentalisht.

Sipas “Balkan Web”, shtetasja Xhuma Neziri, banuese në kryeqytet, ka rënë në lumë, duke ndërruar jetë. Bëhet me dije se trupi i viktimës është gjetur pranë vendit të njohur si “Plepat e Brukës”. Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë