AKR insiston se Pacolli u përzu nga Lladrovci (VIDEO)

a-72-645x358Musa Dervishaj, ish luftëtar i UÇK-së tash pjesë e AKR-së, ka rrëfyer një ngjarje që thotë t’i ketë ndodhur në një kafe në Drenas, ku prezent ishte edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli.

Ai i ka thënë Klanit se kandidati i PDK-së për Drenas, Ramiz Lladrovci, është afruar tek tavolina, ku ata po qëndronin, dhe u ka kërkuar atyre ta lirojnë atë vend. Dervishaj ka thënë se në këtë mënyrë, ata janë përzënë nga Lladrovci. Ky i fundit, paraprakisht aty kishte mbledhur disa simpatizantë të tij.

Por, ka qenë Betim Berisha, zëdhënës i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, ai që ka mohuar se Lladrovci i ka kërkuar Pacollit ta lirojë tavolinën.
Sipas tij, Lladrovci dhe Pacolli vetëm janë përshëndetur nga largësia dhe se askush nga stafi i të parit nuk i ka thënë Pacollit ta liroj vendin.

Kronikë nga Mejreme Gashi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë