Rektori Dema viziton universitetin e Nices
Rektori i Universitetit Hasan Prishtina me një grup te profesorëve të Fakultetit Ekonomik është në vizitë në Universitetin e Nices, “Universite Nice Sophia Antropolis”.
Vizita është në kuadër te projektit Tempus në të cilin është partner edhe Fakulteti Ekonomik i Prishtinës.
Rektori i universitetit të Prishtinës Marjan Dema pati takime intensive me rektorin, prorektorin dhe menaxhmentin e fakultetit ekonomik dhe të universitetit të Nices.
Me këtë rast u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy universiteteve dhe të fakultetit ekonomik.
Universiteti i Prishtinës në objektivat e veta ka edhe bashkëpunimin intensiv ndërkombëtar, si rrugë e sigurte për zhvillim dhe afirmim, përparim dhe mundësi për stafin dhe studentët e fakulteteve për ngritjen e kapaciteteve.
Me kete rast u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy universiteteve dhe të fakultetit ekonomik.
Universiteti i Prishtinës në objektivat e veta ka edhe bashkëpunimin intensiv ndërkombëtar, si rrugë e sigurtë për zhvillim dhe afirmim, përparim dhe mundësi për stafin dhe studentet e fakulteteve për ngritjen e kapaciteteve.
Këto dy universitete tani me do te kenë bashkëpunim konkret: Në Universitetin e NICE-s do të shkojnë 2 deri 4 profesor në periudha kohore 1 deri 2 muaj.
2 studentë të doktoratës, dhe 2 studentë në Master.
Studentët e doktoratës dhe të masterit do qëndrojnë nga një semestër.