Plagosje në Prishtinë, arrestohet një person

plagosje-1200x630_1480072816-3997718Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti për arsye të panjohura ka shtënë më armë në drejtim të një personi tjetër.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore  nga një predhë dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Njësiti policor ka konfiskuar armën “Ekol Special” me një karikator dhe tre fishekë ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë PK’ja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë