Kryeprokurori Beka mohon ndërhyrjen në rastin e Dafina Zhubit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka mohon të ketë ndërhyrë në çfarëdo forme në rastin e Dafina Zhubit.
Kryeprokurori Beka i kontaktuar nga Indeksonline, ka thënë se asnjëherë nuk ka ndërhyrë në asnjë rast të prokurorëve të prokurorisë të cilën e udhëheq.
Sipas Bekës, vendimi për mbylljen e hetimeve në rastin e Dafina Zhubit është marr nga vet prokurorja e rastit, në bazë të provave që ka pasur në dispozicion.
“Jo nuk është e vërtetë që unë kam ndikuar në këtë rast. Jo vetëm në këtë por në asnjë. Prokurorja e rastit në bazë të fakteve që ka pasur e ka mbyllur këtë rast”, është shprehur Beka.
Ndërkohë në media raportohet se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka pasur gisht në mbylljen e hetimeve në rastin e vdekjes së Dafina Zhubit.
Sot në media është raportuar se prokurorja e rastit Fitore Sadikaj , ka mbyllur hetimet për vrasjen e Dafina Zhubit dhe e ka cilësuar vdekjen e saj si vetëvrasje, ani se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kishte vlerësuar se provat çojnë në përfundim se e ndjera është vrarë nga i dashuri i saj, Astrit Dibra.
Prokurorja, Sadikaj sipas medieve vendimin për mbyllje hetimesh e kishte marrë bazuar në konsultimin me kryeprokurorin e Prishtinës, Imer Beka. ka mësuar se i pandehuri ka lidhje të forta në Prokurori. Po ashtu theksohet se hetimet janë mbyllur, pasi i dyshuari për vrasjen e Dafina Zhubit, Astrit Dibra ka lidhje të forta me kryeprokurorin Beka. /Indeksonline