Krasniqi: Kur unë kam ndërruar parti, ju duhet ta keni më lehtë (FOTO)
Jakup Krasniqi, në konakun e tij mbajti tubimin me bashkëfshatarët e tijë, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Komunes së Drenasit nga radha e Nismës, Isa Xhemajli.
Para bashkëfshatarëve, Krasniqi foli për kontributin e tij në PDK si dhe shprehu keqardhje për dënimin e ish ushtarëve, madje tha se në vend që të u ndahet mirënjohje ata dënohen.
Ndër të tjera ai tha se ishte themelues i PDK-së, por kur ajo devijoi nga programi i saj, atij nuk i mbeti më rrugë tjetër,veçse të largohet.
“Kur unë kam ndërruar parti ju duhet ta keni më lehtë dhe ndryshimin ne e bëjmë me ndihmën tuaj.”-tha ndër tjera Krasniqi.
Po ashtu ai u bëri ju ftesë të pranishmëve në tubim ,që të hënën në ora 14:00 të marrin pjesë në tubimin zyrtar për kandidatin për kryetar të Drenasit nga radhët e Nismës I cili do mbahet në restorant “Nobel” në Drenas /shkruan: DrenicaOnline/.