Dogana kap 2 mijë litra naftë të kontrabanduara (Foto)
Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se gjatë patrullimit rutinor kanë ndalur një veturë të tipit “Opel Sintra”, nga e cila kanë parandaluar kontrabandimin e 2000 litrave naftë në rajonin e Mitrovicës.
Detaje shtesë mund të lexoni nga komunikata më poshtë:
Gjatë patrullimeve rutinore njësit e doganës kanë pikasur një automjet te dyshimtë te llojit Opel Sintra ngjyrë të gjelbër pa targa i cili po lëvizte me shpejtësi nga drejtimi i Zubin Potokut për në Mitrovicë. Automjeti i dyshimtë ka tentuar që të kthehen në rrugë anësore në drejtim të fshatrave por njësit e doganës kanë arritur ta ndalin. Pas ndaljes dhe hapjes së automjeti brenda është gjetur një rezervar postfabrikat i mbushur me derivate te naftës.
1. Rezervar postfabrikant metalik
2. Derivate te naftës = Rreth 2000 Litra
Pas përfundimit të rasti vozitësi është shoqëruar dhe është marr në pyetje, derisa mallrat dhe automjeti janë konfiskuar. /Gazeta Express