Aksident në Skenderaj, një i vdekur e 6 të lënduar
Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi që kishte marrë lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj.
Burimet e DrenicaOnline brenda Policisë kanë treguar në këtë aksident kanë qenë të lënduar shtatë persona të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Skenderaj, janë dërguar për në QKUK.
Policia ka arrestuar shkaktarin e këtij aksidenti e që është personi me inicialet B.K 32-vjeç ndaj të cilit prokurori ka dhënë urdhër të ndalet në paraburgim./DrenicaOnline.com/