Sot vihen gurthemelet e dy fabrikave në Drenas, do të punësohen 320 qytetarë

14962521_661372890702204_4882045165211718059_n

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli do ta vizitojë fshatin Krajkovë të Komunës së Drenasit, ku do të vihen gurthemelet e ndërtimit të dy Fabrikave. Njëra do të jetë për prodhimin e këpurdhave e tjetra për mbledhjen trajtimin dhe paketimin e frutave të malit.

“Aleanca Kosova e Re në Drenas, fton të gjithë banorët e Drenasit dhe fshatrave përrreth pa dallim, që të enjten më 24. 11. 2016, duke filluar nga ora 13:00, në fshatin Krajkovë, do të filloj punimet për vënijen e gurthemelit të dy fabrikave, ku do të punësohen rreth 320 punëtorë.

Në Krajkovë do të ndërtohet Fabrika më moderne për prodhimin e këpurdhave si dhe Fabrika po ashtu më moderne për mbledhjen, trajtimin dhe paketimin e frutave të malit.

Në dy këto fabrika vlera e investimit do të jetë disa miliona euro e që do të financohet nga ish Presidenti i Republikës së Kosovës-Biznesmeni z. Behgjet Pacolli.
Gjithëashtu ftoj të gjitha mediat e Kosovës që ta përcjellin këtë eveniment me rëndësi të veçanta për Drenasin”, thuhet në ftesën e AKR-së, Dega në Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë