MPB për alarmin e rrejshëm për bombë në aeroplanin ku duhej të fluturonte …

aeroplani-brenda-1124_1480010201-2689158
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë sot pasdite doli me informacione për masat e ndërmarra pas alarmit të marrë paraprak për një send të dyshimtë në aeroplanin e “Turkish Airlines”, i cili mbrëmë duhej të fluturojë në relacionin Shkup – Stamboll dhe me të cilin duhej të udhëtojë edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të Maqedonisë.

Në orën 20:55 mbrëmë një përfaqësues i aviokompanisë Turkish erlajns ka njoftuar se në fluturaken e tyre, e cila është dashur të fluturojë drejt Stambollit, gjegjësisht e cila ka qenë në lëvizje drejt pistës për fluturim në aeroportin “Aleksandri i Madh” është gjetur një gjësend i dyshimtë, gjegjësisht telefon. MPB kumtoi se me kërkesën e kapitenit, fluturakja është kthyer në pozitë që të kryhet inspektim, gjegjësisht kontroll shtesë në aeroplan.

“Menjëherë pas paraqitjes është reaguar dhe janë ndërmarrë masa dhe aktivitete në pajtim me planin e përgatitur paraprakisht për gjendje të jashtëzakonshme. Masat e ndërmarra kanë qenë në koordinim me shërbimin e aeroportit për siguri në kuadër të TAV Maqedoni. Është kryer kontroll i sigurisë në flutarake për zbulimin e mjeteve shpërthyese. Pas bisedës së bërë me të gjitha shërbimet të cilat janë involvuar në ngjarje ka pasur njohuri se nga një pasagjer është lajmëruar ekuipazhi se është gjetur një telefon celular. Pasi nuk është gjetur pronari i telefonit është kërkuar inspektim shtesë në fluturake”, qëndron në kumtesë.

Pasagjerët e fluturakes kanë zbritur dhe janë dërguar në objektin e aeroportit, ndërsa pas kontrollit të bërë dhe pasi nuk është gjetur asgjë e dyshimtë ata përsëri janë kthyer në fluturake. Aeroplani ka fluturuar në orën 22.56 për në Stamboll dhe ka ateruar sigurt në Stamboll në orën 23.58.

“Nga shërbimet e kabinetit të presidentit Ivanov, i cili, gjithashtu është dashur të fluturojë me fluturaken, pas informacioneve të marra nga të gjitha shërbimet relevante të aeroportit, është vendosur që delegacioni i presidentit të mos e vazhdojë udhëtimin”, kumtoi MPB. Udhëtimin e kanë anuluar edhe shtatë pasagjerë të tjerë.

Telefoni i gjetur nga shërbimi për siguri është sjellë në Stacionin policor për Vendkalimin kufitar Aeroporti “Aleksandri i Madh” Shkup, ku është pranuar dhe regjistruar me vërtetim për gjësende të gjetura.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë