Lladrovci takon zejtarët e Drenasit

15137617_10209771011586033_4000824671913784081_o

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kishte një takim frytdhënës me zejtarët e Drenasit, me punëtorë të vyeshëm dhe shumë të rëndësishëm të ekonomisë sonë.

“Kompetencat dhe përgjegjësitë që pushteti lokal i ka në dorë, do të jenë në shërbim të plotë të ruajtjes dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Zejtarët përherë kanë qenë bazë ekonomike e zhvillimit të qyteteve dhe ata vazhdojnë të mbesin lokomotivë e zhvillimit të bizneseve lokale”, ka thënë Lladrovci.
Sipas tij, çështjet administrative dhe formale nuk duhet të shkaktojnë vonesa, më së paku për bizneset private që krijojnë të mira materiale dhe vende të reja të punës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë