Lëndohen shtatë persona nga aksidenti në Skenderaj

aksident-3-696x521_1480024592-4780833Një aksident i madh ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, ku për pasojë janë lënduar shtatë persona.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në mbrëmje  rreth ores  19:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas segmenti rrugor në fshati Polac. Në aksident janë përfshirë dy automjete civile me targa vendore”, ka thënë zëdhënësi Zahiti për Veriu.info.

Ai ka bërë të ditur se të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Familjare në Skenderaj, ndërsa më pas janë dërguar për QKUK në Prishtinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë