Gjeneral Rama: FSK, e gatshme të bëhet FAK

12678242155_8de47e1b69_bMe rastin e shënimit të tetëvjetorit të themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, komandanti i saj, gjeneral-llejtënant Rrahman Rama, ka bërë të ditur se FSK’ja i ka kryer të gjitha obligimet e saj dhe është në pritje të vendimit për t’u transformuar në Forca të Armatosura.
Ai ka thënë se është në interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj që sa më parë të merret vendimi për transformimin e FSK’së.

Rama ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe FSK’ja ka bërë arritje të mëdha si dhe ka përmbushur misionin e vet kushtetues.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se FSK’ja është zhvilluar, ngritur dhe avancuar, duke u bazuar gjithnjë në standardet e NATO’s.

Rama është shprehur i kënaqur që për një kohë të shkurtër FSK’ja është shndërruar në institucionin më të besueshëm dhe më të respektueshëm në vend.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë