Lladrovci takon banorët e Baicës
Ramiz Lladrovci, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, nga banorët e Baicës, në një bashkëbisedim miqësor me ta, ka mësuar për ndryshimet tjera që ata presin, në vazhdën e krijimit të mëtejmë të kushteve më të mira dhe zhvillimit.
“Sugjerimet e tyre ishin shumë përmbajtësore lidhur me qasjen që Komuna e Drenasit duhet të ketë në të ardhmen. Nga takimet me qytetarët, dal çdo herë e më i motivuar”, ka thënë Lladrovci./DrenicaOnline.